Temperaturat e larta dhe rritja e personave të prekur nga luhatjet e tensionit kanë bërë që Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor t’i vijë në ndihmë qytetarëve të ndryshëm në rrugët e Shkodrës për të matur tensionin. Po ashtu shumë qytetarë u këshilluan, thotë infermierja e NJKVSH Mimoza Rragami, për të shmangur problemet që sjell tensioni.

Ndërkohë më të ekspozuar ndaj luhatjeve të tensionit janë të moshuarit në plazhe ndaj infermierët e NJKVSH kanë qenë edhe në Velipojë duke dhënë të njëjtat këshilla për pushuesit atje.

Disa prej qytetarëve thonë se kontrolli i tensionit është shumë i rëndësishëm sepse mund të rezultojë fatal ndërsa shprehen se në rastet më të shumta vjen nga hallet e përditshme që kanë.

Ky shërbim i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër do të vijojë gjatë gjithë verës për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në mënyrë që të kenë sa më pak probleme me tensionin.

Artikulli paraprakFLUKS LËVIZJESH NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Artikulli tjetërVLLAZNIA I RIKTHEHET STËRVITJES