jesa e dytë ka nisur mirë për Shqipërinë, ka qenë Ermir Lenjani, i cili ka shënuar golin e parë në minutën e 47′, duke e ngushtuar rezultatin me Austrinë në 2-1.
Pjesa e parë 2-0 Ka nisur keq ndeshja miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë. Djemtë e De Biazit, kanë pësuar golin e parë në minutën e 6′. Ka qenë Marc Janko, i cili ka kaluar vendasit në avantazh. Martin Harnik, duke përfituar nga gabimi i Mergim Mavrajt, në minutën e 13′ ka dyfishuar rezultatin, duke e thelluar në 2-0. Edhe pse Shqipëria pati disa raste, nuk arriti të kapë rrjetën e kundërshtarit, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0 në favor të austriakëve.