Luigj Pjetri: Sektori Energjitik të mos privatizohet, ishte gabim me CEZ

‘’Nuk duhet të privatizohet më sistemi energjik, duhet të jetë në varësi të shtetit’’, kështu u shpreh ish-kreu i KESH-it Luigj Pjetri për emisionin ‘’45 minuta’’ të Denis Mingës në Report Tv. Pjetri u shpreh se privatizimi i një pjesë të sistemit me kompaninë CEZ vite më parë tregoi se ishte një gabim që nuk duhet të përsëritet më. Sistemi Energjik duhet të jetë në varësi të plotë të shtetit duke qenë se është edhe fitimprurës. Ish-kreu i KESH, u shpreh gjithashtu se vendi ynë ka burime hidrike për të prodhuar edhe 3 herë më shumë seç është kapaciteti aktualisht. Ai shtoi se për ta arritur këtë duhet një menaxhim shumë i mirë për të ulur jo vetëm humbjet në rrjet, por nga ana tjetër do të bëntë të mundur edhe uljen e çmimit të energjisë për konumatorin e thjeshtë. Sot është inaguruar hidrocentrali i Banjës, sa e ndihmon ky hidrocentral sistemin energjitik? Lajmi që u dha sot për inagurimin e hidocentralit është një lajm shumë i mirë. Hidrocentrali i Banjës e ka nisjen vite më parë, por u shkëput më pas për t’u përfunduar sot. Unë jam shumë i gëzuar që u arrit inagurimi i tij. A përbën ky hidrocentral investimin më serioz të përfunduar deri tani pas viteve 90? Investime të kësaj madhësie ka pasur edhe më parë. Por patjetër që hidrocentrali është një ndër investimet më të rëndësishme që janë kryer deri më tani. Nëse ne do e shfrytëzonim potencialin ujor që natyra na ka dhënë a do të kishim nevojë për importimin e energjisë? Shqipëria shpenzon rreth 7 miliardë këh në vit. Ne 2 miliardë këh në vit i importojmë por kapacitetet prodhuese janë shumë më të mëdha. Nëse shfrytëzojmë maksimalisht burimet hidrike kemi mundësi të prodhojmë 18 miliardë këh në vit. Rritja e konsumit duhet të shkojë në proporcion. Kemi një rritje të konsumit të energjisë. Gjithmonë ne kemi tepricë energjie me gjithë këtë potencial që na ka dhënë natyra. Shfryrtëzimi i këtij potenciali rrit nivelin e ekonomisë. Janë krijuar mundësitë për të bërë një menaxhim sa më të mirë të ujit. Kemi dy modele menaxhimi të sektorit, një nga shteti dhe një model nga sektori privat. A duket privatizuar energjia apo duhet lënë domen i shtetit? Nese i referohemi shpërndarjes së energjisë, para viteve 2000 u krijuan dy kompani pilote dhe punonin si ndërmarrje më vete. Faza e parë e nje privatizimi, që nuk shkoi siç duhet dhe doli jashtë kontrolli. Më pas u kthye sërish në OSHE. OSHE ka problem të administrimit, të mbifaturimesh, ka shumë probleme. Po t’i referohemi shifrave kur u privatizur CEZ-i nga OSHE, humbjet ishin 48%. Me masat që ka marrë OSHE ka një përmirësim, me një humbje 30% së bashku me ato teknike. Është akoma detyre urgjente që të mos ketë më afrofe. Politika e dhënies pafund së licensave për HEC të vogla? Si e gjykoni ju ? Këto duhet të shikohen rast pas rasti, dhe duhet parë të gjitha anët e medaljes. Ngritja e një hidrocentrali nuk është zgjidhje nëse dëmtohet mjedisi apo zona ku ngrihet. Duhen parë kushtet ku vendoset për të ndërtuar HEC në mënyrë që të mos penalizohen banorët e zonës. Sa prej këtyre hidrocentraleve janë ndërtuar në vende të gabuara? Keni ndonjë shifër? Unë nuk kam një informacion të tillë, por kam një sugjerim. Licencat që janë dhënë duhet të kontrollohen. Ajo çfarë ndodhi në Shkodër vite më parë, përmbytjet? Çfarë duhet bërë që të mos përsërit sërish një ngjarje e tillë? Unë dua të bëj një sqarim, se përmbytja e Shkodrës nuk është bërë nga hapja e kaskadës së Drinit. Në këtë aspekt kaskada ka detyrë të mbledhë sa më shumë ujë, por ka një limit të caktuar. Këtu varet a është menaxhuar mirë apo jo. Por nuk mund të vihet faji se është bërë nga dora e njeriut. Ka një rregullore precizë në kaskadën e Drinit, por duhet vëmendje nga punonjësit e kësaj kaskade. Kujdesi është gjithmonë i domosdoshëm. Ishin reshjet shkaku i asaj përmbytje në Shkodër? Aty kishte mundësi për një reagim më të shpejtë. Reshjet ishin nga 4 anët. Analiza bëhet sipas rastit konkret. Tani ata kanë eksperincë nga një ngjarje e tillë dhe duhet të jenë më të vëmendëshëm. Kemi folur për mbushjen e Fierzës me inerte? Ekziston ky rrezik? Ky është një problem shumë shqetësues. Këtu është punuar shumë pak në eleminimin e prurjeve të këtyre inerte. Po krijohen pritat për t’i shmangur këto inerte. Edhe sa vjet ka jetë hidrocentrali i Fierzës? Edhe 200-300 vjet, por duhet të jemi të rreptë në kontrolle. Do vëmendje dhe investime të vazhdueshme. Si është kapaciteti njerëzor që menazhon sistemin energjitik? Çdo gjeneratë ka ekspertët e saj. Unë konstatoj që edhe brezi i ri është i përgatitur. Duhet të jetë më i përkushtuar. Nuk ka vend për eufori. Të rinjtë duhet të dinë që kanë marrë në dorë vepra që janë ndërtuar me mund dhe me gjak. Është një përgjegjësi shumë e madhe. A ishte gabim privatizimi i HEC të vegjël si Bistrica? Edhe kur kam qenë në KESH jam shprehur kundër privatizimit. Shteti ka nevojë t’i mbajë këto hidrocentrale. Janë vepra me karakter kombëtar, të cilat duhet të mirëmbahen nga shteti dhe jo nga privati. Cila do ishte këshilla juaj për politik-bërjen në sistemin energjik? Nuk duhet të përsëritet më gabimi i privatizimit të sistemit të enegjisë. Ka dhënë prova se nuk është i duhuri dhe fitimprurës.Duhet të jetë nën kontrollin e shtetit. Akuzat për korrupsion në sistemin energjitik, si mund të shëndoshet në këtë drejtim sistemi? Unë jam i prirur për ecjen përpara dhe për të mos u marrë me këto cështje anësore. Procesi duhet të shkojë drejt dixhitalizimit, nuk mund të shkojë operatori edhe të shënojë sa të dojë vetë tek qytetari. A mund të aplikohet sistemi i përdorimit të kartave për vleljen e të ardhurave nga energjia ? Ne kemi pasur një projekt të tillë. Izraelitët e prezantuan një projekt të tillë të cilën nuk e finalizuam dot për një serë arsyesh. Do ishte një ide shumë e mirë në qoftë se do realizohej. Ne duhet të mësohemi që energjia është një mall që duhet paguar. Si e gjykoni çmimin e energjisë?A ka mundësi të ulet? Gjithmonë ka mundësi. Patja e hidrocentraleve si aset shtetëror mund të bëjë rregullime për cmimet pa humbje të shtetit. Për konsumatorët e thejshtë nuk ka vend për rritje të energjisë elekrike

Artikulli paraprakSHBA,DENOHET ME 20 VITE BURG HAKERI KOSOVAR.FURNIZOI ISIS ME INFORMACIONE
Artikulli tjetërTE RINJE TE ARSIMOHEN JASHTE ,POR TE KTHEHEN NE SHQIPERI