Për dy ditë me radhë në pistën e stadiumit “Elbasan Arena” u zhvillua Kampionati Kombëtar i Atletikës, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë në vend, që janë pjesë e skuadrave të ndryshme. Në këtë event nuk pati surpriza, teksa Luiza Gega u shpall atletja më e mirë në kategorinë e femrave, teksa për meshkuj ishte sportisti i Vllaznisë Franko Burraj që mori medalje të arta. Në renditjen e ekipeve për femra spikati Tirana, që la pas Skënderbeun si edhe Teutën. Te meshkuj ekipi më i mirë doli Vllaznia, ndërsa në vendin e dytë Skënderbeu dhe më pas Partizani. Pengesë në këtë event gjatë ditës së dytë u bënë rreshjet e shiut, çka shtynë garën me disa orë dhe nuk lejuan garuesit të jepnin më të mirën në pistë.

Meshkuj

Renditja ekipore: Tirana 175 pikë, Skënderbeu 113 pikë, Partizani 38 pikë

Atleti më i mirë: Franko Burraj (Vllaznia)

200m Franko Burraj (Vllaznia), 21”25

400 mFranko Burraj (Vllaznia), 48”60

Femrat

Renditja ekipore: Vllaznia 183 pikë, Skënderbeu 69 pikë, Teuta 27 pikë

Atletja më e mirë: Luiza Gega (Tirana)

3000m/p, Luiza Gega (Tirana), 9’36”58

10000m, Luiza Gega (Tirana), 35’49”53

Artikulli paraprakMBLEDHJE E PËRBASHKËT KOSOVË-SHQIPËRI MË 14 QERSHOR/ KU DO TAKOHEN DY QEVERITË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-LEZHË, PLAGOSEN TRE VAJZA