Luiza Guiga është shpallur kampione Ballkani. Atletja shqiptare ka bërë gjithçka mirë në Kampionatin Ballkanik që po organizohet në Craiova të Rumanisë, ku vendosi edhe rekord në garën 3 mijë metra me pengesa.
“Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati ne garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever).Shumë e lumtur për fitoren, per ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.
Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim!” – shkruajti Gega.