Atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m me penges, duke marrë medalje bronzi, në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore në Wuhan të Kinës. Nw vendin e dytw u rendit sllovenia Mismas Marusa, ndersa medalja e arte shkoi per Katarin qe u perfaqesua nga Yavi Winfred.

Ekipi i Forcave të Armatosura u nis për në Kinë 7 ditë më parë dhe Flamuri kombëtar iu dorëzua nëntetares së Policisë Ushtarake, atletes kampione kombëtare Luiza Gega, por përveç atletikës, 9 efektivë të FA garuan edhe në mundje e xhudo.

Stafeta e pishtarit të Lojërave Ushtarake Botërore 2019 nisi të mërkurën në Wuhan të Kinës, qyteti pritës, me 100 pishtarë që rrugëtuan përmes East Lake Greenway.

Lojërat e 7-të Ushtarake Botërore, u hapën më 19 tetor nga Presidenti kinez Xi Jinping në qytetin kinez Ëuhan. Xi shprehu shpresën që fuqia e sportit do të ishte një urë komunikimi midis kulturave të ndryshme dhe t’i bashkonte popujt në zemër të paqe.

Gjatë 10 ditëve, 9.308 atletë ushtarakë nga 109 shtete anëtare të CISM do të garojnë në 27 disiplina në një rekord me 329 ngjarje sportive.

Artikulli paraprakMESDITA RIKTHEN VRANËSIRAT, JA SI DO TË LUHATEN TEMPERATURAT DITËN E SOTME
Artikulli tjetërRAPORTI/ BASHKIMI EUROPIAN: 16% MË SHUMË INVESTIME TË HUAJA DIREKTE NË SHQIPËRI