Departamenti i Atletikës i klubit të Fenerbahçes nënshkroi kontratë njëvjeçare me atleten 28-vjeçare shqiptare, Luiza Gega.
Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të klubit verdhekaltër thuhet se ”Departamenti i Atletikës ka arritur një kontratë njëvjeçare me atleten Gega, e datëlindjes 5 nëntor 1988”. Në deklaratë ndër të tjera thuhet se atletja, e cila mban rekordin kombëtar të Shqipërisë në stilin e distancës së mesme, ka dalë e dyta në Kampionatin Evropian të zhvilluar në vitin 2016 dhe se ajo ka fituar medaljen e parë për vendin e saj në këtë kampionat. Gjithashtu është njoftuar se Luiza Gega do të dalë në pistë për herë të parë me fanellën e Fenerbahçes në garat e Superligës që do të zhvillohen më 6-7 qershor në Ankara.