Pas triumfit të djeshëm në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Ekipor Evropian, atletja shqiptare Luiza Gega ka dedikuar një postim në rrjete sociale për Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila ndodhet në Poloni dhe e takoi nga afër Luiza Gegën pas garës, ku e përgëzoi për rezultatin dhe u uroi për sukses të mëtejshëm. Kampionia shqiptare e Evropës i shprehu mirënjohje Ministres Kushi për vlerësimin dhe ndihmën që po i jep atletikës shqiptare.

“Sot ishte një dite super e bukur. Faleminderit që ishe mes nesh, faleminderit që na vlerëson në të gjitha mënyrat. Faleminderit në emër të Ekipit Kombëtar të Atletikës”- shkruan Luiza Gega në rrjetin social.

Një ditë më parë Ministrja Kushi u gjend pranë ekipit shqiptar për të dhënë një mesazh inkurajimi për rezultate të larta në këto lojëra.

“Një takim frymëzues me Luizën, Taulantin, Frankon dhe të gjithë ekipin shqiptar ???????? të atletikës, pas rezultatit të shkëlqyer që arritën sot në ditën e parë të Kampionatit Ekipor Evropian në Poloni.” – shkruan ministrja.

Artikulli paraprakSPAK URDHËR POLICISË: TË GJENDET SERVERI NË MANZË NGA KU KRYHESHIN SULMET KIBERNETIKE
Artikulli tjetërKRYETARI I BASHKISË BENET BECI THIRRJE PËR QYTETARËT PËR MËNYRËN E KOMUNIKIMIT ME TO