Në një takim falënderimi kryetari ende në detyrë Lorenc Luka ka mbledhur stafin e tij, këshillin e vjetër të Bashkisë Shkodër dhe partner me të cilët bashkëpunoi për 8 vite me radhë si kryebashkiak. Luka u shpreh se është dëshmitar dhe i lumtur që Shkodra ka ndryshuar faqen e saj.
Luka i uroi punë të mbarë kryetares së ardhshme Voltana Ademi e cila pret konstituimin dhe marrjen zyrtare të detyrës. Ademi tha se kërkon zhvillimin e mëtejshëm të Shkodrës. Pavarësisht kësaj lamtumirë të kryebashkiakut në detyrë Lorenc Luka, ende do të vazhdojë në këtë pozicion deri sa të bëhet konstituimi dhe deri sa Voltana Ademi ta marrë zyrtarisht detyrën, procedurë e cila pritet të zgjasë deri përafërsisht me 10 gusht.