KRYEBASHKIAKU: DUHET TË PËRFUNDOJË BRENDA DATËS 17 DHJETOR.Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka i kërkon falje qytetarëve për stërgjatjen e punimeve në hyrjen e qytetit.

Ndryshe nga herët e tjera, kryebashkiaku Luka nuk ka bërë asnjë ankesë për KFW-në gjermane që po kryen punimet, të cilën më parë e ka fajësuar pafund për vonesat në hyrjen e qytetit.I pyetur nëse do të përfundojë apo jo përpara ardhjes së festave të fundvitit, kreu i Bashkisë jep afat 17 dhjetorin.Muaji nëntor ishte afati i përfundimit të punimeve që edhe këtë herë u respektua dhe tashmë rrezikon që hyrja e Shkodrës të jetë në ndërtim e sipër edhe gjatë festave. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/xKjOFzPXeZQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSUKSESI I VLLAZNISË NË “STAR SPORT”
Artikulli tjetërLEZHË, TRITOL GARDIANIT