Është zhvilluar mbrëmjen e së Hënës ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA. Në këtë ceremoni janë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë në futbollin, golashënuesin më të mirë, por edhe trajnerin e vitit.
Spikat ylli portugez Christiano Ronaldo, që është larguar në shtëpi ‘duarbosh’ e zemërthyer, pasi nuk ka mundur të marrë asnjë çmim.Lojtari më i mirë i vitit- është shpallur kroati Luka Modriç, ndërsa në kandidim kanë qenë dhe Mohamed Salah dhe Christiano Ronaldo.
Gjatë mbrëmjes gala në kryeqytetit britanik u dha çmim edhe për “Futbollisten më të mirë”, vlerësim që i takoi sulmueses braziliane Marta.
Për sa i përket trajnerit më të mirë të vitit, trofeu i shkoi padyshim Didier Deschamps, i cili drejtoi Francën drejt titullit kampion në Botërorin e Rusisë, duke mundur në këtë “finale” patriotin Zinedine Zidane dhe kroatin Zlatko Daliç.Mbrëmjen e së hënës pati momentin e tij edhe Mohamed Salah,
i cili fitoi çmimin “Puskas” për golin më të bukur të vitit, falë golit të shënuar në sfidën mes Liverpoolit dhe Evertonit.Në ceremoninë e çmimeve të FIFA-s u zbulua edhe formacioni i vitit, ku figuronin emrat e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit,
ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës përbëhej nga De Gea, Dani Alves, Marcelo, Sergio Ramos, Varane, Hazard, Kantè dhe Luka Modriç.