Pas Angli-Gjermani, sfida Belgjikë-Portugali është zjarr në fazën e 1/8 finale të Euro 2020. Një duel edhe mes Lukakut dhe Ronaldo-s. Sulmuesi i Inter-it, ka folur në konferencë për shtyp dhe ka zbuluar se çfarë do t’i vidhte Ronaldo-s:
“Do të më pëlqente të kisha fuqinë e gjuajtjes dhe aftësitë dribluese të Ronaldo-s. Ai mendoj se më ka zili forcën dhe shënjestrën time”, ka thënë Big Rom. Në lidhje me rekordet e CR7:
“Nëse ka njeri që mund t’i thyejë rekordet në futboll është sigurisht ai. I heq kapelën, veçanërisht duke parë moshën në të cilën po i thyen. Por ai le të shpallet shënuesi më I mirë, unë dua trofeun e Evropianit”. Në lidhje me objektivat:
“Doja të filloja të fitoja. Titulli i fituar me Inter-in më ka motivuar më shumë. Fitorja e Europianit me Belgjikën do të bënte gjithçka më mirë. Jemi në momentin e duhur, janë këto ndeshjet që kanë rëndësi. Në Botërorin e 2018-ës nuk ishim të pjekur sa duhet. Tani kemi mënyra të ndryshme për t’i fituar ndeshjet”.