Kanë shitur lulet e mbjella në kopshtin e shtëpisë për të blerë libra për bibloteken e shkollës. Protagonistë janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë.
Të ndihmuar nga prindërit, ata e vijuan traditen edhe kete vit, duke shitur lulet, dhe me paratë e mbledhura kanë blerë libra.
Nisma organizohet prej 11 vitesh nga nxenesit e shkolles Beselidhja, ku lulet jane mbjelle prej tyre dhe jane kujdesur per to gjate gjithe kesaj periudhe per te ardhur diten e sotme ku nxirren per shitje.
Nga aktivitetet e viteve te shkuara jane blere me shume se 200 libra per femije dhe tashme eshte zgjeruar ne krejt shkollen pasi fillimisht ka qene nxitje e nje klase te vetme.Kjo iniciative ka te beje me edukimin ekonomik, mjedisor, ambjental dhe nxitje per te lexuar.