Në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas, anëtaret e forumit rinor demokratik dhuruan nga një lule në shenjë urimi të gjitha nënave në maternitetin e Shkodrës. Kryetari I FRPD Shkodër, Arvit Bushati në fjalën e tij uroi të gjithë femrat dhe nënat shqiptare.

Cdo vit të rinjtë e ketij forumi gjejnë rastin të urojnë dhe falenderojnë të gjitha nënat. Surpriza që këtyre të fundit u është bërë në këtë ditë është mjaft e bukur për tu uruar dhe kujtuar mundin dhe sakrificën që bëjnë vazhdimisht të gjitha nënat. Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për çdo vit me 8 mars.

Në vende të ndryshme të botës, fokusi i celebrimit të kësaj dite i jepet respektit, vlerësimit dhe dashurisë ndaj grave, e po ashtu në disa vende festa e ka fokusin në pozitën ekonomike, politike dhe sociale të grave. Në vende të ndryshme, kjo datë shërben si ditë proteste për të drejtat e grave.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHUMË FSHATRA NËN UJË
Artikulli tjetërPREFEKTI I MBYLL DERËN EMERGJENCËS