Ana Bushgjokaj triumfoi në edicionin e nëntë të festivalit “Luleborë” në Shkodër me këngën “Nuk lulëzon pa Zot” kushtuar një personi të afërt që është ndarë nga jeta. Një mesazh i fortë në këtë këngë të kompozuar nga vetë fituesja e çmimit dhe me teksin e shkruar po nga ajo….
Drejtori arstistik Markelian Kapedani thotë se festivali “Luleborë” ia arriti qëllimit edhe këtë vit ndërsa kërkon më shumë mbështetje në të ardhmen…
Një prej antarëve të jurisë, muzikanti Sokol Marsi vlerëson festivalin “Luleborë”…
Gjatë festivalit muzikanti Gjokë Vata në moshën 80 vjeçare u vlerësua me çmimin e karrierës duke bërë që të rikthehet pas shumë kohësh mungesë në teatrin “Migjeni”….
Në festivalin “Luleborë” në Shkodër Ermal Demiri mori çmimin e dytë me këngën “Me mujt” ndërsa Ea Zoga çmimin e tretë me këngën të “Ngjashëm” dhe Artan Bakija çmimin Simon Gjoni me këngën “Zëri i Dashurisë”.