Luljeta Bozo, profesoresha e nderuar në fushën e inxhinierisë, e cila luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, tashmë një nga kandidatet e PS për deputete në qarkun e Tiranës, vjen me një rrëfim ndryshe për jetën e saj dhe për prioritetet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të Bozos, e cila teksa bën një prezantim të shkurtër të vetes, flet edhe për ambicien e saj si deputete e ardhshme, ku thotë se një prej prioriteteve është përmirësimi i gjendjes së pensionistëve që ata ta ndiejnë veten të dobishëm. Një tjetër prioritet për Bozon është dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, bashkangjitur me arsimin e lartë.
“Për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë e bashkangjitur me zhvillimin e arsimit të lartë se smund të zhvillohet arsimi pa kërkim shkencor”, tha Bozo.
Ndërsa flet për fillimet e saj, Bozo tregon se për shkak të rezultateve të mira me të cilat është diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi e mbajtën në universitet ku punon prej 56 vitesh pa ndërprerje. Gjatë karrierës së saj e deri më tani ajo ka botuar 35 libra.
“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje.
Librin e parë e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i ushtarit”, tha ajo.
Zëri i Bozos u bë shumë i njohur pas tërmeteve shkatërruese në vend dhe të gjithë njerëzit fituan qetësi falë informacioneve dhe këshillave të dhëna prej saj.
‘1 javë rrjesht kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes sespe unë nisem nga parimi i të mirës të mirën bëje hidhe në det se nuk të humbet. Njerëzit fituan një qetësi se më vinin mesazhe pafund”.
Reagimet që ka marrë pasi pranoi të kandidojë për deputete Bozo thotë se kanë qenë pozitive.
“Takoj njerëz pafund si njoh fare më japin falënderime që pranova të kandidoj. Shprehin dëshirën se ne duam kështu vnjerëzish që të na përfaqësojnë”.
https://www.youtube.com/watch?v=6X3GKo6Vz7k&t=59s