Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve. Fjalën e tij Basha e ka nisur me Kuvendin Kombëtar të PD të zhvilluar të shtunën.
“Do të lëmë pas dy vite tollovi dhe të ecim përpara me interesat më të mira të demokratëve dhe të shqiptareve me mendje dhe zemer. Pjesëmarrjet në Kuvendet Kombëtare që për fat të mirë janë të dëshmuara nga media nuk janë thjesht mbledhje të delegatëve, mesazhet që jepen në fjalimet e delegatëve, po ashtu fryma që përçohet përmes pranisë së tyre është një tregues i qartë. Duke përsëritur dhe njëherë mirënjohje dua ti drejtohem delegatë të Kuvendit të PD i falenderoj edhe njëherë për pjesëmarrejn vetëdijen politike dhe integritetin.
Në themel të të gjithë kësaj qëndron një vetëdije e përbashkët se PD nuk ekziston për ti shërbyer vetes së saj por për ti shërbyer interest të saj. Kjo vetëdije na ka mbajtur gjallë në furinë e goditjeve të njëpanjëhsme nga të tre këndet e kastës së vjetër politike që motiv kanë interesat e kësaj kaste politike të lidhura me interesat financiare dhe kriminale që po dalin e po shpalosen para botës si pasojë e hetimeve të strukturave të posaçme”, tha Basha.