Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje për ndihmë ndaj qytetarëve të Laçit, të cilët kanë pësuar dëme të mëdha në banesat e tyre dhe për këtë janë të detyruar ta kalojnë natën jashtë, në kushte shumë të vështira. Lideri demokrat ka shkruar në “Facebook” se  banorët e Laçit nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të futen apo jo në banesat e tyre dhe se ende nuk i është dhënë zgjidhje për strehim.

 

“Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që përveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje”-thekson Basha.

Postimi i Bashës:

Banorët e Laçit, ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim. U riktheva sot në Laç për të parë gjendjen. Qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti më thanë se  prej pesë ditësh po i kalojnë netët jashtë, dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.

Banorët nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të përdorin banesat të cilat duken të dëmtuara rëndë. Shumë prej tyre thanë se nuk ju është dhënë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje.Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që perveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje.

Artikulli paraprakTËRMETI, PRESIDENTI I PARLAMENTIT EUROPIAN ANULON VIZITËN NË TIRANË
Artikulli tjetërDËMET DHE SHIFRAT/ IKMT SHEMB PALLATIN NË ISH-KËNETË! GRUPI I EKSPERTËVE NGA FRANCA, ITALIA, ZVICRA DHE GREQIA ‘ZBARKOJNË’ NË TERREN