Kryetari i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy vajzat mbërriti në selinë e PD-se Kanë nisur të vijnë nga qytetet e ndryshme qytetarët të cilët do i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para kryeministrisë.
Protesta pritet të nisë në orën 12:00 dhe zhvillohet pas 84 ditë qëndresë në çadrën e vendosur para kryeministrisë dhe që e quajnë “çadra e lirisë” Protesta e sotme (13 maj) është cilësuar nga opozita si dita kur do të nisë ngritja e Republikës së Re, që kryetari i PD, Lulzim Basha e ka artikuluar qysh prej nisjes së kauzës për zgjedhje të lira në 18 shkurt. Për nga skenari protesta është e ngjashme me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 ne sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë. Ndërkohë policia ka forcuar masat e sigurisë pranë kryeministrisë.