Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është marrë në pyetje për rreth 90 minuta nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda se në dëshminë para prokurorëve belgë ka thënë ato që ka thënë në Kuvend, duke dhënë edhe më shumë informacione.

Në lidhje më çështjen “Toyota Yaris”, Basha u mor në pyetje pasi për të cilën po kryhen hetime në shtetin Belg.Ndërkohë, që marrja në pyetje e kryedemokratit është bërë me kërkesë të palës belge.Kujtojmë se hetimi po bëhet lidhur me aksionin e bllokimit të sasive të eurove, ndodhur më 24 qershor të 2018, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Artikulli paraprak49-VJEÇARI NGA MURIQANI DYSHOHET SI VRASËSI I VAJZËS
Artikulli tjetërSHKODËR, PËR HERË TË PARË KAMP VEROR PËR INVALIDËT