Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kryetari i PD, Lulzim Basha është pritur në takim nga disa kongresmenë amerikanë, të cilët, sipas një njoftimi të selisë blu, i kanë dhënë mbështetjen e tyre përsa i takon sfidave që ka përpara Shqipëria
, që sipas Bashës janë: pastrimi i politikës nga krimi, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe reforma në drejtësi. Konkretisht, Basha është pritur në takime nga kongresmeni Dana Rohrabacher, kreu i Komitetit për Europën, Robert Aderholt, si dhe nga shefi për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi. Nga ana e tij, Basha ka deklaruar se nuk ka asnjë dilemë mes reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas tij kjo reformë kërkon zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërkohë, Basha është pritur në një takim edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Kongresmeni David Jolly i ka bërë me dije atij se, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një partner të besueshëm për të punuar