Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme përpara gazetareve për të folur mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.

“Fry koston deri disa herë, jepua tenderin klientëve, pastaj ndaj me klientët paratë mbi kosto. Kjo shpjegon se pse rrugët që do të ndërtohen në Shqipëri kushtojnë disa herë më shumë se ato në Europën perëndimore edhe pse me cilësi shumë më të dobët. Kjo shpjegon se pse 600 metra bulevard nga Sheshi Skënderbej tek Stacioni i Trenit do të kushtojë shqiptarëve mbi 5 milionë euro. Nuk bën më shumë se 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahet mes Fushës dhe Edi Ramës.

Kjo shpjegon pse rruga Milot-Balldre vetëm 17 kilometra do t’u kushtojë shqiptarëve 256 milionë euro.Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshëndes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back I Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun”, tha Basha.

Ai është ndalur të flasë për Teatrin Kombëtar, ku ka deklaruar se do të ngrejnë padi ndaj arkitektin danez, teksa nga ana tjetër ka mohuar zëra se ka një përçarje mes opozitës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në fillim të shtatorit do të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë e Danimarkës, për arkitektin danez të teatrit.

“Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG, Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale.

Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza”, tha Basha

Lideri demokrat Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama ndërsa paralajmëroi anëtarët e KQZ se do të përballen me ligjin nëse nuk zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta. Basha tha se opozita nuk është e përçarë, ndërsa deklaroi se kërkesa e partive aleate për t’u regjistruar në zgjedhje është bërë për të detyruar KQZ të nisë përgatitjen e zgjedhjeve, rrëzuar kështu deklaratat e tyre se do të marrin pjesën në zgjedhje.

“Duke u distancuar nga ky parlament hajdutësh, delesh që nuk e dinë se po votojnë vjedhje u listuam krah popullit. Si me shqiptarët dhe ndërkombëtarët po dialogojmë planin për të dalë nga kjo rrugë. Që të kemi nje qeveri që sjell zgjidhje duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

A është më opozita e bashkuar?
Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës, Ne e kemi thënë se 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese. KQZ duhet të nisë procedurat ndryshe do vihet para përgjegjësisë ligjore dhe penale. Vendimet e partive janë partiake, nuk dënohen nga ligji, ndërsa institucionet po.

Siç e keni marrë edhe përgjigjen, vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit ishte unanim. Kërkesa e partive për t’u regjistruar në zgjedhje ishte me qëllim që të vënë në punë institucionet për të nisur përgatitjen e zgjedhjeve.

Presidenti po përgjigjet që të ndihmojë në zgjidgjen e krizës, Edhe ne jemi në të njëjtin qëndrim kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhjet. Gjithë zhvillimet politike kanë faktuar atë që kemi thënë në këto vite. Në 13 tetor do ketë zgjedhje parlamentare dhe vendore. Opozita e ka bërë të qartë se është gati të dialogojë dhe pala tjetër e ka refuzuar.

Nga njëra anë po refuzon zgjidhjen e krizës përmes normave europiane. Në 30 qershor nuk ka patur proces zgjedhor. Çdo hap është bërë në shpërdorim dhe prokuroria duhet të kishte nisur hetimet. Presidenti anuloi zgjedhjet. Çdo veprim qëoftë me pasoja financiare si shpenzime për fushatë përbën vepër penale dhe duhet të hetohet. Por nuk ka demokraci nuk ka as drejtësi, as prokurori të pavarur.

Precedenti i kapjes me dhunë të bashkive po e fut vendin në një situatë të rrezikshme. Zgjidhja e kësaj krize do vijë përmes normave europiane. Kush do ta pengojë popullin nesër të futet me dhunë në kryeministri dhe në çdo ministri. Kapja me dhunë e pushtetit vendor hedh në erë”, tha Basha.

Basha i kërkon prokurorisë të hetojë për të gjitha veprimet pas 30 qershorit.
“Ajo që keni parë është grabitja me dhunë e pushtetit vendor. Çdo hap pas 30 qershorit është bërë në shpërdorim të detyrës dhe prokuroria duhej të kishte nisur hetimet. Zgjidhja e krizes ose do vijë përmes normave ose do të futet në një precendent të rrezikshëm. Kush do ta pengojë popullin të futet në kryeministri? Kapja me dhunë e pushtetit vendor është precendet i rrezikshëm.”

Po hidhet pare e madhe për të na përçare
Lulzim Basha: “Po hidhet pare e madhe për të bërë përcarjen e PD-së dhe të opozitës. Nuk do tia dalin. Nuk na thyu presionet, gazi lotsjellës, dhe nuk do të na thyejnë një grusht mercenarësh politikë dhe mediatikë të paguar. Jane tre linjat e sulmit me paratë që Rama u grabit shqiptarëve për të përcarë opozitën. Dhemb shumë “Rama ik”

Artikulli paraprakAKSIDENTI ME TË PLAGOSUR , BANORËT: NA RREZIKOHET JETA ÇDO DITË
Artikulli tjetërASGJESOHET KANABIS,PRANGA 43-VJEÇARIT