Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Vllaznia – Teuta në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ku ka mjaftuar vetëm 1 minutë lojë që kuqeblutë të kalojnë në avantazh. Skuadra e Vllaznisë ka shënuar në sekondën e 51 –të me anë të Liridon Latifit.

Vllaznia ka vijuar sërish duke e dyfishuar rezultatin. Në minutën e 7-të  me një gol të Diagne por Vllaznia nuk është mjaftuar dhe Liridon Latifi ka shënuar sërish sërish në minutën e 16-të , duke e çuar rezultatin në 3 me 0 ne favor të shkodranëve.

Por në një moment përgjumjeje është Hebaj i cili në të 18-tën shënon për skuadrën e Teutës duke çuar rezultatin në 3 me 1. Në minutën e 40 Teuta ka shënuar sërish me anë të Lorenco Vilës  duke mbyllur kështu 45 minutat e para në shifrat 3 me 2 në favor të shkodranëve.

Artikulli paraprakPËRGJYSMOHEN INFEKTIMET ME COVID-19 NË VEND/ JA SA RASTE TË REJA SHËNOHEN NË 24 ORË
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON ME “POKER” GOLASH DHE NXJERR “JASHTË LOJE” TEUTËN