Edhe pse ujërat sipërfaqësor të Shkodrës që janë, lumenjtë Buna, Drin dhe Kir dhe liqeni i Shkodrës kanë dalë brenda normave nga kontrollet që ka bërë shëndeti mjedisor në drejtorinë e shëndetit publik sërish ka disa probleme
megjithatë pushuesit që zgjedhin këto plazhe mund t’i frekuentojnë ato. Një problem mbetet një pjesë e lumit Buna si shkak si hedhjes së mbetjeve apo derdhjes së ujërave të zeza. Pjesa tradicionale e liqenit të Shkodrës shprehet shefi mjedisor Burim Gjyli është e sigurtë për pushuesit. Shpesh herë ekspertët e mjedisit kanë dhënë alarmin e tyre për ndotjen e lumenjve apo liqenit të Shkodrës por në pjesë të ndryshme këto plazhe rekomandohen për pushuesit edhe pse duhet të bëjnë kujdes.