Mjedisi në të cilin jetojmë gjithnjë e më shumë shumë po rrezikohet nga ndotësit e ndryshëm.
Prej kohësh ujrat e zeza te qytetit të Shkodres përfundojnë në lumin Buna, fenomen ky I cili nuk po gjen zgjidhje.Këto janë pamjet që të ofrohen në mes të ditës dhe askush nga institucionet përgjegjëse nuk përgjigjet.Përvec erës së rëndë dhe rrezikut që sjellin papastërtitë ppërgjatë shëtitores së molos, ujrat e zeza që derdhen në lumin Buna duke u shpërndarë edhe në ujrat e liqenit janë duke ndotur ndjeshëm këtë liqen.Kjo ndotje ndikon direkt edhe në largimin apo dëmtimin e resurseve peshkore. Më përpara ujrat e zeza të qytetit derdheshin në lumin Drinë në pjesën hyrëse të qytetit vetëm pak metra pas urës se Bahcallekut.Më vonë derdhja e këtyre ujrave u zhvendos përgjatë shëtitores së molos së urës së Bunës.Me situatën e krijuar aktualisht, një sipërfaqe e konsiderueshme që laget nga ujrat e lumit Buna është kthyer në një mocal të vërtetë ku gjen gjithcka ndotëse.Ka rreth 25 vite që lumin Buna nuk ka ndjerë asnjëherë ndërhyrjen për pastrimin apo thellimin e shtratit duke e rënduar së tepërmi situatën, në këtë ligatinë tepër të rëndësishme për shkodrës, por në të ardhmen edhe për rajonin.