Lumi Drin është kthyer në ujëmbledhës i ujërave të zeza

Rënia e nivelit të ujit të lumit Drin në Lezhë ka nxjerrë në pah ndotjen e tij si pasojë e derdhjes në të të ujërave të zeza të qytetit. Ekspertë të mjedisit e cilësojnë situatë alarmante, pasi përveç dëmtimit të ekosistemit, ujërat e Drinit përfundojnë në det. Lumi Drin në Lezhë është kthyer pothuajse në një lumë të vdekur, pasi prurjet janë të pakta, dhe të ndotura. Alarmi për këtë situatë është dhënë nga eksperti i Mjedisit në Lezhë, Jak Gjini, sipas të cilit sipërfaqja ujëmbledhese e këtij lumi është zvogëluar nga ndëprerja e prurjeve që janë devijuar në lumin Buna. Gjini thotë se në këtë lumë shkarkohen dhe ujëra të zeza, ndaj sipas tij është e nevojshme që nje pjese e prurjeve që shkojnë në Buna të rikthehen në lumin Drin për ta gjallëruar faunën ujore dhe eleminuar sadopak ndotjen. Ujërat e lumit Drin derdhen të gjitha në det, çka sipas ekspertit të Mjedisit, Jak Gjini, ka sjelle ndotje masive dhe të bregdetit të Shëngjinit. Situata me e rëndë është gjatë muajve të verës, ku zona ka mbipopullim nga pushuesit.

Artikulli paraprakTAKIMI ME LU, BERISHA: RAMA SI NORIEGA, SHBA-BE TË MBAJNË QËNDRIM
Artikulli tjetërGODITET GRUPI I SHQIPTAREVE QË SHISTE DROGË NË ITALI E GJERMANI