Lumi Drin në Lezhë ka humbur funksionet e tij natyrore duke u bërë rrezik për përmbytje, por ndërkohë është edhe shumë i ndotur.Situata është krijuar pas devijimit total të rrjedhës natyrore të lumit drejt Bunës në Shkodër, duke lënë si rrjedhë të Drinit në Lezhë vetëm shkarkimet e përrenjve që sjellin argjile që bllokojnë shtratin e lumit, ndërsa në të derdhen dhe ujerat e zeza.Eksperti i mjedisit, Jak Gjini tregon shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje lumin.
Nderkohe, eksperti I mjedisit Zef Imeraj, sheh si zgjidhje t rivitalizimi i Lumit Drin për të shmangur ndotjen dhe përmbytjet.
Lumi Drin ka një gjatësi prej 285 km dhe një basen mbi 14 mijë km katror pjesa më e madhe e të përshkon zonen e Lezhës.