Kjo fushe mbeturinash e ngritur ne buze te lumit Drin pranë urës se lagjes bahçallek mbushet çdo dite por asnjëherë nuk pastrohet . Ngulmues ne papërgjegjshmërinë e tyre dhe duke shkelur çdo ligj qe lidhet me mjedisin, asnjë instance vendore ne Shkodër realisht nuk është shqetësuar kurrë për pastrimin e ujerave dhe mjedisin përreth tyre.
Siç shihet nga pamjet skarpatet përgjatë lumit dhe vete uji janë te mbushura me mbeturina dhe shishe.Tymrat dhe era e keqe ka krijuar një situate te rënduar për banoret e zonës.Mbetjet mund te kthehen një rrezik serioz për gjithë ata persona e kryesisht fëmije që bëjnë plazh ne vere,dhe kalojnë një kohe te konsiderueshme përgjatë rrjedhës se këtij lumi. Moti i ngrohte i këtyre ditëve ka bere dekompozimin e tyre dhe përhapjen e një ere të padurueshme.