Me ardhjen e stinës së verës Lumi i Shalës është një nga destinacionet e para që preferohet mëse shumti. I shquar për bukuritë përrallore dhe e cilësuar madje si “Tajlanda e Shqipërisë” nga mediat të njohura vendase por edhe të huaja. Përshtypjet e vizitorëve janë tepër të mira. Ka edhe nga ata që e vizitojnë për herë të parë siç janë Shoan Bouchery dhe djali i saj Timo të cilët janë të mahnitur me Shqipërinë.
Por përveç vlerësimeve maksimale nuk mungojnë edhe ndonjë kritikë sa i përket menaxhimit të mbetjeve në këtë zonë.
Në opinionin e Gjon Gjeka si menaxher i një biznesi në Lumin e Shalës fluksi i madh i turistëve pritet të nis në muajin gusht e madje ai ka edhe një ftesë për të gjithë se pse duhet vizituar kjo perlë e veriut të Shqipërisë.
Në zonë aktualisht operojnë rreth 11 biznese të cilët ofrojnë 150-200 shtretër. Ndërkohë gjatë ditëve të javës Lumin e Shalës e vizitojnë 1500 persona por fluksi maksimal arrihet gjatë fundjavës duke kapur shifrën deri në 3500 persona. Lumi i Shalës që derdhet në liqenin e Komanit tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj për shkak të bukurisë që natyra i ka dhuruar kësaj zone. Nga ana tjetër ky vend është cilësuar nga mediet e huaja si një “parajsë e vogël” në veri të Shqipërisë. Ky lumë është padyshim një nga destinacionet më të preferuara nga të gjitha moshat.