Mungesa e një vendgrumbullimi për mebtjet inerte në qytetin e Shkodrës ka bërë që persona të papërgjegjshëm të depozitojnë këto mbetje pranë shtratit të lumit Kir.

Një situatë e tillë, tejet kritike nuk ka anagzhuar sa duhet intitucionet përgjegjëse edhe pse ka vite që përsëritet.

Banorët e zonave përreth janë të shqetësuar se shumë shpejt fillojnë reshjet dhe për shkak të këtyre inerteve Kiri i rrembyeshëm vërshon në brenda në shtëpitë e tyre. sikur të mos mjaftonte situate e krijuar deri tani, qytetarë por edhe biznese të ndryshme vazhdojnë të hedhin akoma mbetje të tjera inerte.

Grumbujt me mbeturina ngjajnë me male të cilat shëmtojnë imazhin e kësaj zone. Të gjitha mbetjet që grumbullohen në këtë zonë përfundojnë në lumin Kir , gjë e cila sjell devijimin e rrjedhës së tij por edhe banorët e zoëns të cilët rrezikojnë të përmbytjen gjatë periudhës me reshje të dendura shiu.

Devijimi I rrjedhës së lumit Kir për shkak të ndotjes që po I bëhet shtratit të tij pasohet nga dëme të mëdha mmedisore. Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin këtë zonë duke hedhur inerte do të ndëshkon me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjhëm janë përballur me ligjin.

Në një situatë të tillë, kthehet vëmendja e mbrojtjes së bregut të lumit Kir nga këto mbetje të cilat nuk dihet edhe për sa kohë do të qëndrojnë aty duke shkaktuar deri tani jo pak dëme mjedisore.

Artikulli paraprakBANORËT E FSHATIT BLERAN NË DITËT MË TË VËSHTIRA
Artikulli tjetërSHKODËR, ZYRA E PUNËS: PUNËSIMI PRIORITET POR PAGAT E ULËTA