Prurjet e shumta të Lumit Mat, kanë sjell probleme edhe në Njesinë Administrative të Fushë-Kuqës në Kurbin.3 banesa dhe dhjetra hektare tokë bujqësore janë përmbytur nga vërshimi i ujit i cili kaloi siper argjinatures në zonen e Alkut dhe të Gurzit.

Banoret thonë se kanë kaluar gjithë naten zgjuar, duke vendosur thasë më rerë për të shmangur deportimit e ujit në zonen e banuar, ndërsa shtojnë se kjo situatë ka ardhur nga shkarkimet që po bëhen në hidrocentralin e Shkopetit.

Gjatë oreve të drekes shkarkimet në HEC-in e Shkopetit janë ulur e për rrjedhoje edhe niveli i prurjeve në Lumin Mat, duke sjellë një përmiresim të situatës në zonat e përmbytura.

 

Artikulli paraprakTRAJNER I DRITËS? JOSA E MOHON: NUK NJOH ASNJË ATJE
Artikulli tjetërVLLAZNIA- CHELSEA, TRAJNERI: TË BËJMË LOJË DINJITOZE