Në katedralen “Zoja e Shkodrës” është mbajtur mesha pontifikale në ditën e përkujtimit Liturgjik të Lumnimit të Martirëve të Shqipërisë. Arqipeshkëvi I Shkodrës imzot Angelo Massafra teksa kujtoi sakrificat martirëve tha se pesë vjetori I lumnimit të tyre duhet të shërbejë si reflektim për popullin, për ripërteritjen e fesë katolike në të gjithë vendin.
Komuniteti I besimtarëve të komunitetit të krishterë në botë është rritur me të paktën 15 milion thotë imzot Massafra, por pavarësisht kësaj në Europë është përhapur një frymë papërgjegjshmërie ndaj fese që vë në rrezik edhe besimtarët shqiptarë shtoi ai.
Kisha Katolike përkujton çdo vit lumnimin e 39 Martirëve të fesë po ashtu edhe mbajtjen e meshës së parë në Varrezat e Rrmajit nga Dom Simon Jubani.
Arqipeshëkvi I Dioqezës Shkodër – Pult imzot Angelo Massafra I lidhi mesazhet që dha në meshën pontifikale me aktualitetin me të cilin përballen dita – dita ditës besimtarët katolikë