Prej 10 ditësh, ky është realiteti i trishtë i fshatit Obot në njësinë administrative të Anës së Malit. Por heronjtë e këtyre ditëve janë forcat e ushtrisë të cilët e kanë në mision të tyrin, mbështetjen ndaj këtyre banorëve të cilët për të lëvizur nga shtëpitë e tyre i drejtohen mjeteve lundruese për të kaluar në rrugën Shkodër – Muriqan.

Por rrugëtimi drejt Obotit nuk është aspak i lehtë….

Forcat e ushtrisë përballen edhe me vështirësi, nga ulja e nivelit të ujit në disa raste, por edhe terreni i cili nuk i përshtatshëm për lundrim.

Rrjedha e fortë e rritja e nivelit të ujit e bën tepër të vështirë hyrjen në Obot.

Megjithatë pavarësisht veshtirësive, pas rreth 20 minutash deklinacioni është Obot, në një rryp toke i cili është kthyer në një mol për mjetet e ushtrisë të cilët cdo ditë tashmë kanë këtë itinerar për ti qëndruar afër këtyre banorëve,

si të vetmit udhëtarë në fatkeqësinë e tyre, të rrethuar nga uji, me sytë nga qielli të mos ketë reshje, dhe tek drejtuesit e Hidrocentraleve për të mbyllur portat e shkarkimeve e që ky fshat ti kthehet jetës normale…..

Artikulli paraprakRRËSHQITJE NË LEZHË, RREZIKOHEN BANESAT
Artikulli tjetër11 TË ARRESTUAR PËR DROGË E ARMËMBAJTJE PA LEJE, 2 JANË SHQIPTARË