Dy persona janë shpëtuar nga policia kufitare, pasi rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut.
Mësohet se dy personat identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, kishin dalë me gomone (pa motorr) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit.
Ata nuk mundën dot që të riktheheshin në breg, duke rrezikuar që të mbyteshin.
Fatmirësisht, policia kufitare ka arritur që të ndërhyjë në kohë dhe u shpëtuar jetën.