Shtatë mijë metër kub dru zjarri janë parashikuar nga drejtoria e shërbimit pyjor të bashkisë Shkodër për këtë vit për furnizimin e popullatës dhe 1200 metër kub për banorët që jetojnë brenda pyjeve.
Drejtori i Shërbimit Pyjor Arben Lushaj thotë se është bërë studimi i ngastrave për prerjet e lejuara. Drejtori Lushaj bën me dije se këto sasi të përcaktuara janë të mjaftueshme ndërsa inspektorët arrijnë të bëjnë edhe monitorimin e pyjeve. Sa i përket çmimeve 500 lekë të reja do jetë një metër kub që do i jepet subjekteve dhe më pas do tregtohet me vlerën e tregut. Pretendohet që prerja e pyjeve të bëhet sipas rregullave të përcaktuara duke respektuar moratoriumin që ndalon prerjen e paligjshme të pyjeve dhe në ato zona ku ndër vite janë shkaktuar dëme të mëdha.