
Është mbajtur në kishën e Shën Françeskut në Shkodër, koncerti “Lutja në këngë”, organizuar nga grupi muzikor françeskan “La Compagnia Delle Laudi”. Ky koncert u zhvillua në kuadër të kremtimit të 800 vjetorit të këngës së krijesave të Shën Françeskut si edhe në Solemnitetin e zojës Nunciat e , mbrojtësja e provincës françeskane shqiptare. Të pranishmit në këtë aktivitet shijuan një repertor të pasur me vepra të periudhave të ndryshme historike.
Fra Lorenzo u shpreh se ky koncert dëshmon rëndësinë e muzikës si një mjet i fuqishëm për të përcjellë mesazhe paqeje dhe besimi.
Koncerti “Lutja në këngë” solli një përjetim të veçantë muzikor dhe shpirtëror, duke forcuar lidhjen mes artit dhe besimit në traditën françeskane shqiptare.