Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Mallakstrës, ku një e moshuar ka tentuar të djegë me benzinë komshien e tij E.Xh.

Fatmirësisht ajo ka mundur të largohet me shpejtësi edhe pse e spërkatur me benzin. Më pas 60-vjeçarja P. Taullaj, në gjendje të rëndë psikologjike, ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Në këtë moment patrulla e policisë në Ballsh ka bërë të mundur që të shpëtojë nga dëmtimet e rënda 60-vjeçaren e cila i vuri flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në qëndër të qytetit të Ballshit. 60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.

Dyshohet se 60-vjeçarja vuan nga depresioni ndërsa sherri me komshien ka nisur për motive të dobëta

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI DHE E DASHURA,SHPERNDANIN LENDE NARKOTIKE
Artikulli tjetërMACRON: NEGOCIATA ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT PAS REFORMIMIT TË BE