Nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Pukë dhe Malësi e Madhe në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën në territorin në njësitë administrative Gjegjan të Pukës dhe Shkrel të Malësisë së Madhe.
Nga kontrrolli i ushtruar në datë 20.09.2016, u arrit që : *Në njësinë administrative Gjegjan të Pukës u gjetën dhe u asgjesuan 3 parcela të kultivuara me një numër prej 1200 bimë të dyshuara cannabis sattiva *Në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe u gjet dhe u asgjesua 1 parcelë e kultivuar me një numër prej 56 bimë të dyshuara cannabis sattiva bimët varionin me gjatësi nga 1.7m deri 2m dhe ishin të kultivuara në toka publike por nuk është arritur që të identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve. Policia njofton se vijon puna pËr vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të këtij aktiviteti kriminal. Materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Pukë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.