Situata e zjarreve në bashkinë e Malësisë së Madhe gjatë 3 mujave të fundit ka qenë delikate, ku janë regjistruar 15 vatra zjarri kryesisht në zona të thella malore. Kështu është shprehur drejtori I repartit zjarrëfikës në Malësinë e Madhe, Besnik Hasa I cili bën me dije se zonat e banuara nuk janë rrezikuar nga asnjë prej vatrave.
Për drejtorin Hasa, një numër I konsiderueshëm zjarresh shkaktohen nga vatrat e vogla të zjarrit që banorët ndezin në shtëpitë e tyre.
Deri në fillim të muajit Maj, në këtë repart pritet të shtohet edhe një automjet I ri zjarrëfikës I financuar nga bashkia e Malësisë së Madhe.