Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë arrestuar një 48 vjeçar i cili akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. P

olicia e Shkodrës ka arrestuar 48 vjeçarin Lulzim Hasanaj i cili në muajin maj të këtij viti ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ylli Berisha, 32 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Efektivët bëjnë të ditur se nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër,

falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe ndalohet shtetasi: Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër më 29 maj të këtij viti, ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg“

për veprat penale të “Vrasjes me dashje, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia bën të ditur se Lulzim Hasanaj është bashkëautor në plagosjen me armë zjarri të shtetasit Ylli Berisha, ngjarje kjo e ndodhur në 5 maj të këtij viti në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe.

Plagosja e 32 vjeçarit Ylli Berisha erdhi pas një konflikti me vëllezërit Hasanaj në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe.

E gjithë ngjarja erdhi pasi Ylli Berisha tentoi që të futej në liqenin e Shkodrës për të zënë peshk në afërsi të fshatit Kamicë ku shtrihen brigjet e liqenit.

Teksa kanë parë 32 vjeçarin dy vëllezërit Hasanaj kanë nisur që të debatojnë me të duke i thënë se ai nuk duhej të futej në atë zonë të liqenit sepse ishte pjesë e tyre ku vëllezërit peshkonin.

32 vjeçari i ka kundërshtuar duke i thënë se në liqen gjithsecili ka të drejtë që të shkojë gjë e cila ka sjellë plagosjen e shtetasit Ylli Berisha. 48 vjeçari Lulzim Hasanaj dhe vëllai i tij kanë qëlluar duke plagosur 32 vjeçarin.

Shtetasi Ylli Berisha u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa shpëtoi duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj ngjarje policia ka arritur që të arrestojë shtetasin Lulzim Hasanaj i cili akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Shpesh herë mes banorëve të Malësisë së Madhe por edhe në Shkodër ku shtrihen brigjet e liqenit të Shkodrës ka debate, përplasje apo edhe konflikte fizike për çështjen e peshkimit dhe influencës në liqen.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PREMIERA ME POLEMIKA E DRAMËS EROTIKE “REIGEN”
Artikulli tjetërSHKOLLAT, KRYESINDIKALISTI PERAJ AKUZA QEVERISË