Puna e bashkisë Malësi e Madhe është përmbledhur në një takim informues të zhvilluar në qendër të njësisë administrative Kastrat.

Kryebashkiaku Tonin Marinaj tha se bashkia ka trashëguar rreth 70 milionë lekë të reja borxhe, ndërsa vuri theksin tek disa prej investimeve kryesore që janë në proces pune. Financimi i ujësjellësit të Malësisë së Madhe mbetet sfidë për bashkinë, ndërsa drejtori i këtij institucioni propozoi diskutimin e tij në Këshillin Bashkiak. Pjesëmarrësit shfaqën problematikën e nënstacionit elektrik në fshatin Vukpalaj, i cili sa herë që ka avari bën që mijëra abonentë të mbeten pa energji elektrike. Ky shqetësim është përcjellë tek prefekti Paulin Radovani, i cili mori përsipër të ndjekë këtë problematikë të banorëve.

Artikulli paraprakRRETHOHET GRABITËSI QË PLAGOSI POLICIN NË LEZHË
Artikulli tjetërRENEA RRETHON DHE PLAGOS GRABITËSIN, DËRGOHET NË SPITAL