Në fshatin Grilë, në bashkinë Malësinë e Madhe problematikat me të cilat përballen banorët janë të shumta. Prej 2 ditësh tubacionet e ujërave të bardha kanë pësuar dëmtime duke bërë që uji të dalë mbi sipërfaqen e rrugës. Një nga banorët e zonës, Pjetër Sokoli tregon se ka njoftuar punonjësit e ujësjellësit por askush nuk ka reaguar në lidhje me këtë problem.
Ai tregon se shpresa e tij e vetme është denoncimi në media I këtij rasti në mënyrë që të reagojë ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në Malësi të Madhe.
Banorët kanë krijuar një kanal të vogël për të mbajtur larg ujin që del nga tubacionet e ujërave të bardha. Pas kësaj situate të krijuar në mes të fshatit, banorët duket se e kanë humbur shpresën se ky problem me tubacionet e ujërave të bardha do të marrë zgjidhje në kohë.