Bashkia Malësi e Madhe ka zhvilluar një dëgjesë publike për paketën fiskale të vitit 2020. Ky takim u zhvillua në sallën e këshillit bashkiak. Përveç anëtarëve të këshillit morën pjesë edhe përfaqësues të bizneseve në Malësinë e Madhe si palë të interesuara drejtpërdrejtë. Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj deklaroi se pakata fiskale nuk është aspak e fryrë duke patur parasysh numrin e bizneseve

Drejtoria e taksave dhe të ardhurave në bashkinë Malësi e Madhe bëri të ditur se janë marrë propozimet përkatëse për përpilimin e paketës fiskale të 2020-ës ndërsa momentalisht bashkia Malësi e Madhe është në hapin e katërt që ka të bëjë me dëgjesën publike ndërsa ky proces do finalizohet me miratimin nga këshilli bashkiak që do të jetë më pas.

Përfaqësuesit e bizneseve por edhe anëtarë të këshillit bashkiak Malësi e Madhe bashkë me qytetarë të ndryshëm patën mundësinë të diskutojnë, drejtojnë pyetje por edhe të bëjnë propozimet e tyre për paketën fiskale të 2020-ës që do të hartojë bashkia Malësi e Madhe duke marrë edhe përgjigjet e kryebashkiakut Marinaj dhe administratës të bashkisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLTARËT: PSE NUK VJEN KRYEBASHKIAKJA ADEMI
Artikulli tjetërPROKURORI SHQIPTAR I SHBA: ME DREJTËSINË FITOJNË SHQIPTARËT