Bashkia e Malesise se Madhe ka ne proces disa investime infrastrukturore.
Kryetari i kesaj Bashkie Tonin Marinaj tha se po investohet me fondet e vete Bashkise ne disa rruge dytesore dhe tretesore te cilat i sherbejne komunitetit.
Njekohesisht po investohet ne rrjetin e ujesjellesit, ndersa ne zonen e llazanit eshte zhvilluar nje aksion per nderprerjen e lidhjeve te paligjshme te furnizimit me uje te pijshem.
Aktualisht qendra e koplikut eshte shnderruar ne nje kantier ndertimi, ndersa perfundimi i plote i ketij investimi pritet te jete ne muajin tetor. Marinaj deklaroi se brenda 1 muaji nis investimi per qendren e Bajzes.