Këshilli bashkiak i Malësisë së Madhe ka miratuar me të gjitha votat pro buxhetin e bashkisë për vitin 2020.
Pas prezantimit nga shefi i financës Altin Rrukaj janë zhvilluar debate rreth buxhetit ndërsa nuk kanë munguar kritikat dhe disa kërkesa nga ana e anëtarëve të këshillit ndërsa në fund të gjithë kanë votuar pro duke e miratuar buxhetin që ka një vlerë totale prej 886 milion lekësh. Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj vlerëson buxhetin e 2020-ës.
Kryebashkiaku Marinaj shprehet se buxheti i 2020-ës ka prekur ato probleme që ka e gjithë ajo zonë duke investuar përmes projekteve të ndryshme
Pavarësisht miratimit të buxhetit nga këshilli bashkiak për Malësinë e Madhe dhe disa projekteve të parashikauara problematikat në atë zonë vazhdojnë që të jenë të mëdha kryesisht në zona malore por edhe në fshatra të tjerë periferik si shkak i harresës për shumë vite me radhë.