Repartit zjarrëfikës në bashkinë Malësi e Madhe I është shtuar një mjet I veçantë zjarrëfik për rastet e aksidenteve. Makina është e paisur më të gjtha mjetet për shpëtimin e personave të cilët bllokohen brenda saj pasi ndodh ngjarja.

Drejtori I repartit zjarrëfikës në Malësinë e Madhe, Besnik Hasaj bën të ditur se kjo makinë është e vetmja e llojit të saj në të gjithë qarkun ndërsa shton se mjeti I vihet në shërbim edhe reparteve në bashkitë e tjera.

Nevoja për të pasur këtë mjet specific në repart vjen si pasojë e numrit të madh të aksidenteve rrugore në ndodhin kryesisht në rrugën nacionale Shkodër – Koplik por jo vetëm.

Reparti zjarrëfikës në Malësinë e Madhe është më I plotësuari nga të gjitha repartet në qarkun Shkodër pasi ka numrin më të madh të mjeteve zjarrëfikësve dhe efektivëve që shërbejnë në të.

Artikulli paraprakKORONAVIRUSI, MANASTIRLIU: DATAT 29 DHE 30 QERSHOR DITË TË HAPURA VAKSINIMI PËR QYTETARËT MBI 18-VJEÇ
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKRIMTARI JUSUF BUXHOVI PREZANTOJ DY LIBRA