Çështja e tokave kryesisht në zonat e Malësisë së Madhe që u prit të zgjidhej
, momentalisht ka mbetur në një ngërç në zyrat e ministrive në Tiranë. Prefektura e Shkodrës propozoi që aty ku nuk ka vepruar ligji 7501 dhe ku toka është e ndarë me kufijtë e vjetër, pronarët të pajiseshin me dokumentacion. Prefekti Paulin Radovani thotë se nga ky ndryshim ligjor kërkojnë të përfitojnë edhe zona të tjera në Shqipëri duke tentuar një lloj manipulimi për të përfituar padrejtësisht prona.
Prefekti Radovani ka shpresë së do të zgjidhet por momentalisht kjo çështje po njeh një vështirësi nga ndërhyrjet prej të gjitha anëve. Fillimisht prefekti Radovani mori në parim miratimin nga qeveria dhe ministritë për të zgjidhur problemin 25-vjeçar të tokave në Malësinë e Madhe por sërish kjo çështje ka mbetur në stanacion duke qenë se persona të tjerë në jugun e vendit kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht.