Malësia e Madhe ka përkujtuar 75-vjetorin e kryengritjes së parë anti-komuniste ku ranë martirë dhjetra burra të malësisisë me në krye heroin kombëtar Prekë Cali. Besim Ndregjoni kreu i Unionit të ish të përndjekurve politik u shpreh se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e ideologëve tradhëtarë
Ndërkohë ish deputeti i partisë Demokratike Romeo Gurakuqi në fjalën e tij tha se në Shqipëri është vendosur një regjim i terrorit komunist cka ka ndikuar edhe në rrjedhën e situatës aktuale
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe Anton Kokaj theksoi se bijtë e atyre që pushkatuan këto familje, i kemi sot nëpër këmbë dhe duhet ti përcajmë me mënyra demokratike
75-vite më parë regjimi komunist torturoi barbarisht në burgjet më të egra komuniste të asaj kohe, duke i internuar, helmuar, vrarë dhe pushkatuar.Në këtë aktivitet merrnin pjesë figura të njohura të Malësisë së Madhe, familjarë të këtyre martirëve , drejtues të shoqatave anti-komuniste dhe ish të përndjekurve politike etj