NGJARJA NË FSHATIN GRIL, POLICIA ARRESTON AUTORIN. Një 52-vjeçar nga Malësia e Madhe është qëlluar me thikë paraditen e sotme pas një konflikti të çastit. Mësohet se shtetasi me iniciale F.C banues në fshatin Gril është qëlluar me thike nga 46-vjeçari Gëzim Rrgalla, i cili është prangosur nga forcat e policisë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga bluzat e bardha. Policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, BANORËT NË FESTËN E FITORES
Artikulli tjetërPROJEKTI FLOODIS, SYNON PARANDALIMIN E PËRMBYTJEVE