Policia e Shkodrës ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale.

Motivi i pronësisë ka qenë shkaku i konfliktit mes M. J., 26 vjeçe dhe Alfred Jakaj, 35 vjeç në fshatin Lohë e Sipërme të Malësisë së Madhe. Jakaj ka qëlluar tri herë me armë zjarri duke kanosur për jetën 26-vjeçaren. Policia është nisur drejt vendngjarjes sapo ka marrë njoftimin duke bërë të mundur arrestimin e Jakajt dhe sekuestrimin e pushkës gjysmëautomatike. Ndaj tij rëndojnë akuzat e kanosjes, prishja e qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje.

Artikulli paraprakFRANCË, POLICIA E NJIHTE VRASËSIN E POLICIT NË PARIS
Artikulli tjetërVETTINGU, RAMA E BASHA PËRPLASJE DEKLARATASH NË MESNATË